PS Nuk kemi besim te KQZ vodhi fleten e votimit

Tirane 7 prill NOA 8211 Partia Socialiste ka akuzuar sot Komisionin Qendror te Zgjedhjeve se po shkele ligjin dhe po cenon zhvillimin normal te zgjedhjeve. Deputeti Fatmir Xhafa deklaroi se PS-ja po hyne ne nje gare te pabarabarte ne zgjedhje.
Neser nis beteja e madhe e qytetarit. Keto jane te parat zgjedhje qe ne hyjme pa asnje reflektim ligjor ndaj rekomandimeve te ODIHR-it. PS nis ne kushtet e nje gare te pabarabarte ndermjet paleve. Nis me nje KQZ qe vepron ne shkelje te hapur te ligjit. Dje ndodhi skandali i fundit i radhes. Ne nje seance turpi ne prani te medias pa asnje vetepermbajtje shumica ne KQZ deformoi permbajtjen e fletes se votimit duke hequr nga lista partite e koalicionit Aleanca per te ardhmen tha Xhafa ne konferencen e dhene per mediat sot.
Xhafa u shpreh se kjo vendimi i djeshem i KQZ-se eshte vjedhje e fletes se votimit dhe po e fut procesin e zgjedhjeve ne shina te rrezikshme.
Vendimi eshte marre ne kundershtim te hapur te ligjit. Deri ketu arriti paturpesia morale e opozites. Berisha beri dje vjedhjen e radhes vodhi fleten e votimit. Ne kete vendim pjesa e KQZ-se e varur nga qeveria ka shkaktuar demtimin e standardit zgjedhor. Mosshenimi i emrave te partive perberese te Aleances per te ardhmen kur kjo eshte bere per forcat e qeverise eshte nje shenje e qarte edhe per ata qe kane iluzione per funksionimin e ketij institucioni u shpreh Xhafa.
Ai shtoi ne nuk mund te kemi asnje besim tek kjo KQZ dhe kreu i saj. Ne nuk mund te respektojme abuzuesit e pamoralshem me ligjin. Kjo vendimmarrje perben nje cenim te rende te standardeve zgjedhore. I kerkojme partnereve nderkombetare te reagojne ne menyre te paanshme ndaj shkeljeve te tilla te ligjit
a.k/NOA
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme