E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-PD debat per Kushtetuesen

/ /

Per rreth 90 minuta deputetet e ketij komisioni debatuan me perfaqesuesit e Gjykates Kushtetuese Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive Avokatin e Popullit dhe Ministrine e Financave per disa rezerva qe keto institucione kane pasur nga drafti i miratuar ne qeveri dhe qe do te kaloje te enjten ne Kuvend ne parim. Institucioni me i fituar ka qene Avokati i Popullit i cili ka pasur vetem nje kerkese per nje shtese fondi prej 1.25 milione lekesh per shpenzime operative te cilat i jane akorduar pa hezitim ne kete komision nga perfaqesuesja e Ministrise se Financave Mimoza Dhembi. Debatin me te madh e mori Gjykata Kushtetuese e cila kerkoi disa shtesa per investime kryesisht ne informatizim dhe si shpenzime te tjera ne mallra dhe sherbime.
Debati
Por pervec konsensusit mes Ministrise se Financave dhe ketyre institucioneve te pavarura nuk ka qene e njejta klime gjate gjithe mbledhjes mes deputeteve te te dyja forcave politike. Gjate debatit per fondet shtese qe kerkonte Gjykata Kushtetuese deputeti i Partise Demokratike Viktor Gumi ka sjelle para komisionit nje leter qe Gjykata Kushtetuese e Maqedonise i ka derguar Komisionit te Venecias te cilin e vinte ne dijeni per shkurtimet e pagave qe kishte ndermarre qeveria maqedonase. Dua te informoj komisionin per nje kerkese qe ka ardhur nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonise ne Komisionin e Venecias ne nentor sipas te ciles rrogat e pushtetit gjyqesor perfshi edhe anetaret e Gjykates Kushtetuese te Maqedonise reduktohen ne masen 10 per qind u shpreh Gumi ne komision. Kaq ka mjaftuar qe deputetet e opozites por edhe Dashnor Sula i PD-se te ironizojme anetarin demokrat te komisionit. Por ne nje moment situata doli jashte kontrollit kur deputetja e qarkut te Elbasanit Shega Ligori iu drejtua Gumit me fjalet Duhet ti themi faleminderit kryeministrit Kaq inat i keni gjykatat mo. Si pergjigje mori nje replike te deputetit Eduard Halimi i cili pa mikrofon tha Ti e do shume drejtesine e ke merak. Nuk mund te flasesh ti per karrieren e Viktorit. E ke merak edhe karrieren ti e dine te gjithe si e ke bere karrieren. Kaq mjaftoi qe deputetja socialiste te mos permbahej me dhe fillimisht pa mikrofon e me pas duke marre fjalen per procedure iu drejtua Rusmalit O zoti kryetar te lutem shume mundet te merret mase ndaj atij zoterise atje qe eshte nje njeri fare ordiner i drejtohet Halimit. Ai zoteria atje nuk ka fytyre te ofendoje asnje nepunes te ketij Kuvendi asnje deputet te ketij Kuvendi. Replikat mes deputetes Ligori dhe deputetit Halimi vazhduan edhe per disa momente te tjera derisa u desh nderhyrja e kryetarit te komisionit Ilir Rusmali per te rikthyer edhe njehere vemendjen te debati mbi fondet e Gjykates Kushtetuese. Ju lutem shume ta mbyllim kete debat. Maqedonia eshte nje vend me te cilin kemi marredhenie te shkelqyera te fqinjesise se mire. Nuk mund te behet sebep ne kete komision sepse eshte turp per ne tha Rusmali. Me rikthimin e debatit mbi buxhetin perfaqesuesi i Gjykates Kushtetuese Kujtim Osmani solli para komisionit nje rast kur per shkak te mungeses se fondeve gjyqtaret nga Kosova u detyruan ti paguajne vete shpenzimet e vizites ne Tirane. Por i menjehershem ishte reagimi i kryetarit te komisionit Ilir Rusmali i cili e perktheu deklaraten e Osmanit si nje kerkese per dieta per jashte shtetit. Ndersa Majko tha Aktualisht po behen punime te Piramida. Ju e keni marre vesh vendimin e qeverise per ta prishur Piramiden. Ju vazhdoni te alokoni akoma fonde per kompanine qe punon brenda Piramides. Kushtetuese Institucioni me me shume

Institucioni me me shume kerkesa ishte Gjykata Kushtetuese. Kjo gjykate kerkoi 11.7 milione leke te reja ne total te ndara perkatesisht ne 8.5 milione leke per shpenzime korrente dhe 3.2 milione leke ne investime. Persa
u perket shpenzimeve korrente Kushtetuesja kerkoi 500 mije leke per nje lapsus te Ministrise se Financave lidhur me llogaritjen e pagave gabim qe u pranua nga Mimoza Dhembi dhe u ra dakord qe te korrigjohet. Pjesa prej 8 milione lekesh e shpenzimeve korrente kerkohej per plotesimin e detyrimeve dypaleshe dhe ruajtjen me roje private te gjykates. Financat kundershtuan kerkesen e pare ndersa per ruajtjen u shprehen se eshte ne proces negocimi. Nuk u pranua gjithashtu kerkesa per 3.2 milione leke per informatizimin dhe rikonstruksionin e gjykates. Avokati i Popullit

Kerkesa e vetme e Avokatit te Popullit ishte rritja e nje fondi prej 1.25 milione lekesh per shpenzime operative. Keto fonde kerkohen per udhetimet ne rrethe per shkak te takimeve ne te gjitha bashkite e komunat e vendit si dhe ne mjaft raste eshte e domosdoshme te bejme verifikime te ankesave ne rrethe te ndryshme te hetojme ceshtje te filluara kryesisht nga ana jone te cilat kerkojne verifikim dhe kontrolle ne terren. Kjo kerkese u plotesua nga Ministria e Financave ne Komisionin e Ligjeve. Inspektorati i Pasurive

Ne mbledhjen e Komisionit te Ligjeve Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive kerkoi nje shtese prej 700 mije lekesh ne fondin e pagave. Inspektorati propozon qe pozicionet drejtor kabineti dhe keshilltar te zevendesohen me nje ekip eficient pune me pozicione si inspektor i larte dhe ndihmesinspektor i larte thuhet ne materialin e ILDKP-se. Ministria e Financave ra dakord per shtimin e ketij fondi por Ilir Rusmali tha se ndryshimi i struktures do te jete vendimmarrje e Parlamentit. Debati ne Komisionin e Ligjeve

Kujtim Osmani Sekretar i Pergjithshem i Gjykates Kushtetuese Duam te falenderojme Ministrine e Financave per nje ndihme qe na ka dhene duke marre parasysh disa kerkesa tonat.
Bashkim Fino Nuk ka me Kushtetuese kjo eshte tamam Kushtetuese e pavarur.
Vikton Gumi Dua te informoj komisionin per nje kerkese qe ka ardhur nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonise ne Komisionin e Venecias ne nentor sipas te ciles rrogat e pushtetit gjyqesor perfshi edhe anetaret e Gjykates Kushtetuese te Maqedonise reduktohen ne masen 10 per qind.
Pandeli Majko fare do te thuash tani me kete ti
Dashnor Sula shte nga Gjirokastra ai.
Shega Ligori Duhet ti themi faleminderit kryeministrit
Viktor Gumi Ajo i ka vajtur ne kendveshtrimin a cenohet pavaresia e pushtetit gjyqesor ne kete pike. Pergjigjja ka qene Ne kohen e nje krize duke mos e fokusuar pushtetin gjyqesor si nje tager te vecante eshte e lejueshme per shtetin te prese edhe madje te reduktoje ne nje mase te caktuar pushtetin gjyqesor.
Pandeli Majko Shyqyr qe te hoqen si minister.
Shega Ligori Kaq inat i keni gjykatat mo
Eduard Halimi Ti e do shume drejtesine e ke merak. Nuk mund te flasesh ti per karrieren e Viktorit. E ke merak edhe karrieren ti e dine te gjithe si e ke bere karrieren.
Shega Ligori O zoti kryetar te lutem shume mundet te merret mase ndaj atij zoterise atje qe eshte nje njeri fare ordiner i drejtohet Halimit. Ai zoteria atje nuk ka fytyre te ofendoje asnje nepunes te ketij Kuvendi asnje deputet te ketij Kuvendi.
Eduard Halimi E di gjithe Shqiperia karrieren tende.
Shega Ligori Karrieren tende ti shikoje qe spunove si magjistrat zoteri dhe ti e di shume mire pse nuk punove si magjistrat.
Ilir Rusmali Ju lutem shume ta mbyllim kete lloj debati jashte teme.
Dashnor Sula Mbylleni kete debat nuk jemi ne kooperative ketu. Ajo eshte edhe femer.
Ilir Rusmali Ju lutem shume ta mbyllim kete debat. Maqedonia eshte nje vend me te cilin kemi marredhenie te shkelqyera te fqinjesise se mire. Nuk mund te behet sebep ne kete komision sepse eshte turp per ne.
Kujtim Osmani Zoti Gumi na krahasoi me Gjykaten Kushtetuese te Maqedonise. Kam perpara nje marreveshje me Gjykaten Kushtetuese te Kosoves te cilet i kemi pasur mysafire keto dite dhe eshte turp per ne te themi qe ata kane ardhur me shpenzimet e tyre. Nuk kishim fonde per te perballuar shpenzimet e akomodimit dhe drekave e darkave qe beme me ata. Gjykata Kushtetuese e Kosoves ka nje fond 1.4 milion euro nga 800 mije euro qe ka Gjykata Kushtetuese e Shqiperise.
Ilir Rusmali Ne duhet te jemi korrekt me njeri-tjetrin. Ti i nderuar Sekretar i Pergjithshem po kerkon para per dieta per te shkuar jashte shtetit. Ne nuk jemi paragjykues per kete gje ne po perpiqemi te gjesh zgjidhjen me te pershtatshme qe edhe jashte shtetit te shkosh. Por ti te thuash qe nuk bej dot funksionin kushtetues se nuk iki jashte shtetit kjo eshte e rende. Dakord
Pandeli Majko Nuk arrij ta kuptoj pozicionin e Ministrise se Financave. Aktualisht po behen punime te Piramida. Ju e keni marre vesh vendimin e qeverise per ta prishur Piramiden. Ju vazhdoni te alokoni akoma fonde per kompanine qe punon brenda Piramides. Sikur vetem nje presje dhjetore nga keto qe po flasim mjafton qe sot Kushtetuesja per here te pare te ishte e plotesuar me fonde. Tani marrim vesh qe Gjykata Kushtetuese do mbrohet edhe me polici private. Vitin e kaluar erdhi dhe tha skam drita dhe uje. Sot te thote dua internet. shte turp mor. Deklarojme me te drejte se po cojme internet ne cdo shkolle spaskemi internet ne Gjykaten Kushtetuese.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›