E Diel, 1 Nëntor 2026

Debat tek Ekonomia per SHISH e pagat

/ /

KGjate shqyrtimit te raporteve te komisioneve te tjera parlamentare Komisioni i Ekonomise serish nuk doli nga skema ku mazhoranca ka mbrojtur me cdo mjet projektbuxhetin kurse opozita e ka kundershtuar deri ne fund. Fondet per sektorin e shendetesise jane bere shkak per debatin mes deputeteve ku opozita ka akuzuar se nuk ka nje reforme te mirefillte ne kete sektor nderkohe qe korrupsioni nuk eshte luftuar sa duhet. Deputeti i PS-se Arben Ahmetaj theksoi se eshte pikerisht raporti i Komisionit Europian qe nxjerr ne pah dukurine e korrupsionit ne sektorin e shendetesise. Nga ana tjeter Ahmetaj ka kundershtuar TVSH-ne 10 per qind per sistemin e tregtimit te medikamenteve.
Pagat dhe SHISH-in
Deputeti i Partise Demokratike ka pergezuar projektbuxhetin 2011 per vemendjen qe i eshte kushtuar sektorit te Shendetesise. Rritja duhet pergezuar. Me kete buxhet synohet te permiresohet sherbimi ndaj pacientit. Sigurisht ne kete buxhet eshte edhe zeri per pagat ne shendetesi dhe do te kete nje rritje mesatare prej 8 per qind te personelit mjekesor dhe nje rritje 14-15 per qind te rimbursimit te ilaceve qe do te futen ne skeme u shpreh Noka. Nderkohe ai hodhi akuza per opoziten lidhur me politiken e rritjes se pagave ne vitet kur ajo ka qene ne qeveri. Do tju rikujtoj qe ne gjithe keto vite trendi i rritjes se pages ka vijuar. Kur ju e paguanit nje infermiere me nje rroge 20 mije e 300 leke fale rritjes se pagave nga kjo qeveri sot infermieret marrin 45 mije leke page. E njejta gje eshte edhe per mjeket sanitaret e per gjithe stafin mjekesor tha Noka. Por debati ka vijuar edhe per fonde te tjera sic jane fondet e Sherbimit Informativ te Shtetit. Nga ana e opozites u kerkua qe te mbeshtetet mendimi i Komisionit te Sigurise per rritjen me 100 milione leke te fondeve te SHISH-it. Deputeti i PS-se Arben Malaj theksoi se SHISH-i eshte i diskriminuar si institucion ku krahasuar me 2010-n kur fondet ishin 77.2 milione leke per 2011 fondet jane 77.3 milione leke ku ne vlera reale perfshire inflacionin eshte me pak. Nderkohe mazhoranca eshte hedhur ne akuza politike duke e cilesuar kreun e SHISH-it si bashkekryetar te Partise Socialiste. Buxheti i SHISH-it ka nje rritje qe shkon ne sinkronin e gjithe rritjeve te tjera. Une ju pershendes ju si opozite se eshte viti i gjashte qe beni te njejten gje. Shqetesoheni aq shume per buxhetin e Sherbimit njelloj sic beni per buxhetin e partise dhe Bashkise se Tiranes tha Noka. Shifrat e buxhetit

. 8 per qind do te rriten mesatarisht pagat ne shendetesi.
. 3.5 miliarde leke jane fondet e parashikuara per turizmin
. 4.5 per qind jane rritur per 2011 fondet per shendetesine
. 77.3 miliarde leke jane fondet e SHISH-it per 2011
. 14-15 do te jete rritja e fondit te rimbursimit te ilaceve
. 6.8 miliarde jane fondet e buxhetit per bujqesine
. 409 miliarde leke eshte gjithsej buxheti 2011
. 5.5 per qind parashikohet rritja ekonomike
. 59 per qind parashikohet borxhi publik per 2011
. 3.5 per qind parashikohet deficiti buxhetor

Nertila Maho

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›