E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i jashtëm polak vizitë në Tiranë

Mbërrin sot në Tiranë ministri i Jashtëm Polak Radoslaw Sikorski, i cili do të pritet nga personalitetet më të larta të vendit.

Siroski do të takohet sot me Mininstrin e Jashtëm njëkohësisht edhe zv.kryeministrin Edmond Haxhinasto, gjithashtu me kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Bamir Topi.

Pritet që gjatë takimit të diskutohet për procesin zgjedhor, por mbi të gjitha qëllimi i vizitës së ministrit të Jashtëm polak në Tiranë është diskutimi mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke qënë se në datën 1 korrik të këtij viti Polonia merr presidencën e rradhës të BE-së.

Një diskutim me rëndësi është edhe statusi kandidat i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›