PS: PD humbi zgjedhjet dhe standartet
TIRANË- Partia Socialiste i është përgjigjur deklaratës së Partise Demokratike duke theksuar se kreu i grupit parlamentar foli me shifra dhe jo me fjalë, ndërkohë që akuzoi kryeministrin Berisha si përgjegjësin kryesor të përmbysjes së rezultatit zgjedhor në tavolinën e KQZ
‘Sali Berisha tregoi dhe sot që është ai dhe vetëm ai, orkestruesi i kanibalizmit elektoral në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryetari i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, foli me shifra jo me fjalë. Dhe shifrat u treguan shqiptarëve se çfarë kanë bërë Saliu e Ristani për të përmbysur rezultatin në tavolinë, pasi numërimi nxori humbës Saliun në sytë e miliona shqiptarëve dhe të komunitetit ndërkombëtarë’,- deklaroi anëtarja e kryesisë së PS, Megi Ajtyresa.
Ndërkohë që Ajtyresa nënvizoi se Partia Demokratike ka humbur zgjedhjet dhe standardet dhe këtë turp sipas saj nuk mund ta fshehë.
“Të harrojë Saliu se mund ta gëlltis Shqipëria e bota demokratike gjellën e pistë të tavolinës së Ristanit. Ka humbur zgjedhjet po edhe standardet.Këtë turp s’mund ta mbulojë as ta ndajë më askënd, është turpi i tij dhe i qeverisë së tij”,- përfundoi fjalën e saj anëtarja e kryesisë së PS, Megi Ajtyresa.
(e.m/BalkanWeb)