Aleanca Kuq e Zi mbërrin në qytetin e Laçit
LAÇ- Aleanca kuq e Zi ka mbërritur në qytetin e Laçit ku ka mbledhur firmat e qytetarëve në kuadër të peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.
Aleanca Kuq e Zi është instaluar para Pallatit të Kulturës të qytetit të Laçit në orën 9:00 të mëngjesit. Qytetarët e Laçit janë treguar të interesuar për firmosjen e këtij peticioni kundër regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare. Aleanca Kuq e Zi është kundra të gjithë atyre që nuk e njohin kombin shqiptar si komb. I ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të firmosin peticionin e Aleancës Kuq e Zi sepse është për të mirë të kombit dhe në të mirë të të gjithëve’,- deklaroi Lulzim Dedgjoni, kreu i dekës së Aleancës Kuq e Zi në Laç.
“Unë jam një qytetar nga Laçi dhe e firmosa peticionin të Aleancës Kuq e Zi pasi Shqipëria është e shqipëtarëve”,- deklaroi një qytetar që sapo kishte firmosur peticionin e Aleancës Kuq e Zi.
Rreth 300 qytetarë të qytetit të Laçit kanë firmosur peticionin vetëm brenda një hapësire kohore prej dy orësh.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)