PS: Papunësi në fshat, qeveria s’ka programe
Nënsekretari për programin ne PS, Bushati tha se qeveria fsheh papunesine e vertetë në fshat, ndërkohe qe ende nuk ka nje program per ta zbutur problemin. Bushati i është pergjigjur edhe akuzës se LSI, se socialistet kane kopjuar programin e tyre për bujqesine
TIRANE-Partia Socialiste denoncoi mungesën e politikave të punësimit sidomos për zonat rurale. Në një komunikim me median Nënsekretari për programin Ervin Bushati tha se qeveria Berisha fsheh papunesine e vertetë në fshat, ndërkohe qe ende nuk ka nje program per ta zbutur kete problem.
”Qeveria fsheh papunësinë e vërtetë në fshat. Papunësia është problemi madhor i shqiptarëve, kjo edhe kur pothuaj gjysma e atyre të aftë për punë kanë emigruar jashtë vendit. Qeveria Berisha nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë në fshat: Asnjë program a nismë nuk ka ndërmarrë kjo qeveri për të punësuar zonën rurale”.
Bushati theksoi më tej se ndikimi i papunësisë në jetën e familjeve në fshat shkakton një gjendje ekonomike të rënduar dhe probleme sociale nga me dramatiket.
Në emër të partisë ku bën pjesë, Bushati tha se “Partia Socialiste shprehet se është e ndërgjegjshme se sektori bujqësor ka nevoje për politika që të nxisin rritjen e produktivitetit, në mënyrë që ata që figurojnë si të punësuar në këtë sektor të mos jenë të nën-paguar”
Bushati i është pergjigjur edhe akuzës se LSI-se se socialistet kane kopjuar programin e tyre për bujqesine.
“Ne kemi dy vjet që merremi me fshatin dhe Iliri Ka një vit që merret me ne. E gjykojnë vetë njerëzit se kush e ka mendjen tek punët e Shqipërisë e kush e ka mendjen tek punët e shtëpisë!”, ironizoi Bushati.
(d.b/BalkanWeb)