E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, gjendet një kafkë nga peshkatarët

Një peshkarexhe që po notonte në ujërat e Shëngjinit ka gjetur një kafkë njeriu në thellesinë 300 metra. Pasi kafka ka rënë në rrjetën e peshkatarëve, ata kanë njoftuar policinë dhe tashmë ajo është transportuar në morgun e Lezhës ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore. Deri në këto momente nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e mundshëm të viktimës, pasi analizat e hollësishme do dalin në një përfundim që mund të zbardhë si shkaqet e vdekjes ashtu edhe identitetin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›