E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të bësh biznes” - Shqipëria, e para e rajonit

Vlerësim i jashtëzakonshëm i Bankës Botërore për reformat që e kanë shndërruar Shqipërinë si vendin më tërheqësen në rajon, për biznesin e huaj. Raporti i IFC, një agjenci e Bankës Botërore thekson se në Shqipëri është më e lehtë të hapësh një biznes sesa në vendet e tjera të rajonit. Mbrojtja e investitorëve dhe shpejtësia e ligjërimit të biznesit, pikat më të forta të ekonomisë tonë, e cila po shfaqet e imunizuar edhe nga kriza botërore TIRANE - Hapja e një biznesi në Shqipëri, jo vetëm që është e mundur, por lehtësirat e bëjnë atë të realizueshëm në një kohë të shkurtër. Kështu thuhet në raportin e përvitshëm të organizatës së mirënjohur ndërkombëtare “International Finance Corporation” (IFC) pjesë e Bankës Botërore. Në bazë të këtij raporti, ky lloj sektori ekonomik në vendin tonë ka shënuar sukses në dy vitet e fundit. Ky Raport e rendit Shqipërinë në vend të 86, me një rritje më e të dukshme dhe të kënaqshme prej 49 vendesh. Me këtë vlerësim, vendi ynë lë pas shtetet fqinje si Serbia, Mali i Zi, Greqia apo Italia, e cila ka rënë në fund të listës. Raporti “të bësh biznes” bazon gjykimin e tij, në 10 indikatorë të rregullave për të hapur një biznes në 181 shtete, si koha, ligjet, tregtia, pagesa e taksave, mbyllja e biznesit, investitorët apo kreditë. Në këtë kontekst, raporti vë në dukje se Shqipëria është një vend që ofron lehtësira në procedurat për të hapur një biznes, në një kohë rekord maksimalisht prej 8 ditësh dhe një vlerë po maksimale prej 3 mijë deri në 5 mijë eurosh. Vlerësime janë të mëdha në mbrojtjen e investitorëve, për të cilën gjykohet se vendi ynë ka fituar mjaft pikë, duke u ngritur plot 154 vende, çka e rendit atë si ndër 14 shtetet më favorizues në këtë indikator. Ndërsa reformat e ndërmarra nga qeveria gjatë dy viteve të fundit sipas Bankës Botërore rrisin pozicionin e Shqipërisë, në vend të parë për dy indikatorët e lartpërmendur. Ndonëse vihen në dukje problemet që hasen ende me punësimin, pagesën e taksave, apo regjistrimin e pronave, mbyllja e një biznesi në optikën e institucionit më të madh të financës në botë është e pamundur, pasi në këtë pikë vendi ynë meriton të renditet pikërisht në fund të listës, gjendje e cila nuk ka ndryshuar që prej 2007.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›