E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Fenix’, goditet një grup grabitësish, në pranga 7 persona

Në bazë të një operacioni të koduar “Fenix”, policia e Tiranës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi grabitësish të përbërë nga 7 persona. Ky grup akuzohet për mbi 10 grabitje në Tiranë. Gjithashtu atyre u sekuestrua 2 pistoleta dhe 1 antitank. 

TIRANE- Policia ka arrestuar një grup grabitësish në kryeqytet. Bëhet fjalë për shtatë persona të implikuar në shumë grabitje. Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit “Fenix” dhe personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer 10 grabitje. Gjatë arrestimit, policia sekuestroi 2 pistoleta që përdoreshin gjatë grabitjeve. Ndërkohë që është sekuestruar edhe një armë antitank. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›