E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Paratë e pista po pastrohen me ligjNga TemaPartia Socialiste e konsideron abuziv dhe evaziv ligjin “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”, që qeveria kërkon të miratojë të enjten në Kuvend. Deputeti Erjon Braçe, ka dhënë argumentet pse ky ligj nuk duhet t

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

PS: Paratë e pista po pastrohen me ligjNga TemaPartia Socialiste e konsideron abuziv dhe evaziv ligjin “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”, që qeveria kërkon të miratojë të enjten në Kuvend. Deputeti Erjon Braçe, ka dhënë argumentet pse ky ligj nuk duhet të hyjë në fuqi, pasi takson për herë të dytë biznesin e vogël dhe nga ana tjetër favorizon pastrimin e parave të pista në Shqipëri.
“Një mori të dhënash zyrtare, por më shumë iniciativat ligjore të Qeverisë, ditët e fundit, dëshmojnë gjithnjë e më shumë se arka e shtetit është bosh.
Qeveria po kërkon me ngut e dhunë, burime të reja financiare për të mbushur sa të mund (asnjëherë në mënyrë të mjaftueshme) arkën e shtetit.
Rritja e taksave, taksimi i shumëfishtë, taksimi i të ardhurave të sakrificës të pa taksuara më parë, legalizimi i parave të korrupsionit, parave të pista të trafiqeve kriminale - përkundër një takse 10 % paguar Sali Berishës;
Riklasifikimi i bizneseve të vogla, rivlerësimi i tatimeve për Dhjetorin e vitit që shkoi- me qëllim zhvatjen deri në qindarkën e fundit;
Është sjellja ligjore e administrative e Qeverisë në këtë fillim viti përkundër biznesit dhe çdo shqiptari sipërmarrës në vështirësi të konfirmuar tashmë.
Në Kuvend, do të miratohet të enjten një ligj që bën ndryshime në ligjin “Për Tatimin Mbi Të Ardhurat”.
Nën gjykimin tonë, ligji është i pa qartë, evaziv, abuziv, i qëllimtë i tillë, për të krijuar mundësinë e taksimit të shumëfishtë të biznesit të vogël kudo si dhe pastrimit të parave të korrupsionit dhe krimit të lidhur apo klient me Qeverinë e Sali Berishës.
Thjesht, për ta taksuar 3 dhe 4 herë deri në qindarkën e fundit apo pastruar çdo qindarkë të vjedhur e grabitur, përvetësuar politikisht, deri tani.
Dua t’u kujtoj se biznesi i vogël paguan nën Qeverinë e Sali Berishës dhe vendimeve të saj:
- deri në 2 mln lekë xhiro: taksë vendore
- nga 2-5 mln lekë xhiro: taksë vendore, tatim mbi të ardhurat personale 10 %, i cili praktikisht funksionon si tatim fitimi.
- nga 5-8 mln lekë xhiro: taksë vendore, tatim mbi të ardhurat personale 10%, TVSH 20%.
Ligji që do të votohet nesër në Kuvendin e Sali Berishës, i krijon mundësi administratës së kësaj Qeverie, të taksoj biznesin e vogël, veçmas atë të fashës me xhiro 2-5 mln lekë, sërish me 10 %, nëse paratë që i mbeten pas pagimit të taksave aktuale, nuk i investon por i mban si e ardhur personale.
Pra paqartësia e qëllimtë e ligjit, lë mundësi për taksimin për herë të dytë, me 10 % të tjera, të biznesit të vogël! Kjo, për ne është e pa pranueshme!
I njëjti ligj, për herë të parë në 20 vite, vendos të taksojë paratë e emigranteve ose paratë e sakrificës.
Sipas këtij ligji, me miratimin e tij, “E ardhur e tatueshme” do të jetë:
“të ardhurat monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë, që nuk janë të tatuara më parë dhe që nuk janë të shoqëruara me dokumente zyrtare, që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurave”.
Kategoritë e parave nën këtë përcaktim janë: paratë e emigrantëve; paratë e evazionit fiskal; paratë e korrupsionit; paratë e krimit dhe veçanërisht atij që ushtrohet jashtë Shqipërisë; paratë që financojnë terrorizmin.
Qeveria e Sali Berishës, me këtë ligj, krijon mundësinë e taksimit me 10 % të parave të emigrantëve shqiptarë - në rastin më të mirë, ose pengimin e çdo emigranti të investojë, për shkak të kësaj takse, paratë e sakrificës këtu, në biznese të ngritura e të konsoliduara, ndodhur në vështirësi reale për para’ tani - në rastin më të keq.
Qeveria e Sali Berishës, po me këtë ligj, heq dorë nga lufta ndaj parave të pista, korrupsionit e trafiqeve, duke hapur një mundësi reale për to, për t’i legalizuar, larë e pastruar, përkundrejt taksës 10 % paguar Qeverisë.
Mënyra si është shkruar ligji, ka garanci të plota për pastrimin e parave në kohe krize dhe kërkesës të lartë për likuiditet, dhe asnjë garanci se këto para’, pas taksimit legal, do të luftohen.”
Për këto arsye, socialistët i kanë kërkuar mazhorancës që të herë dorë nga miratimi i këtij ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›