E Diel, 1 Nëntor 2026

"Faleminderit për ligjin kundër diskriminimit. Tani të punojmë për martesa brenda gjinisë"Nga TemaNë një deklaratë për shtyp, Aleanca Kundër Diskriminimit të Personave LGBT në Shqipëri ka përshëndetur nisjen e shqyrtimit nga Kuvendi të projektligjit

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

"Faleminderit për ligjin kundër diskriminimit. Tani të punojmë për martesa brenda gjinisë"Nga TemaNë një deklaratë për shtyp, Aleanca Kundër Diskriminimit të Personave LGBT në Shqipëri ka përshëndetur nisjen e shqyrtimit nga Kuvendi të projektligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ata kanë kërkuar që sa më shpejt të bëhet e mundur dhe hapësira ligjore që mundëson martesat e tyre.
“Duam të sqarojmë se ky projektligji, i cili do të kalojë gjatë ditëve të para të muajit shkurt në seancë plenare, është një hap thelbësor që Shqipëria bën drejt krijimit të të gjithë infrastrukturës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Komuniteti LGBT (Lezbike, gej, biseksualë dhe transgender) është vetëm një prej kategorive të pambrojtura të shoqërisë që përfiton nga miratimi i një ligji të tillë.
Kategoritë e tjera janë të gjithë ata individë të cilët diskriminohen për shkak të prejardhjes së tyre, për shkak të etnisë, për shkak të besimit fetar, për shkak të ngjyrës së lëkurës, për shkak të aftësive të kufizuara fizike, etj. Për këtë arsye, ftojmë të gjithë median dhe klasën politike shqiptare që ta shikojnë këtë nismë ligjore si një ndër hapat më të rëndësishme që shoqëria shqiptare ndërmerr në mbrojtje të drejtave të njeriut të shprehura dhe në kushtetutë dhe në aktet e tjera ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave të njeriut të cilat Shqiperia i ka ratifikuar me ligj.
Kujtojmë se projektligji në fjalë nuk ka të bëjë aspak me martesën brenda gjinisë. Megjithatë, komuniteti LGBT në Shqipëri do të kërkojë, pas miratimit të këtij ligji të drejta të barabarta edhe përsa i përket njohjes së të drejtave ligjore për këdo person të këtij komuniteti i/e cili bashkëjeton me një partner/e të së njëjtës gjini.
Projektligji Për mbrojtjen nga Diskriminimi është një lajm i mirë dhe një hap përpara i Shqipërisë, drejt integrimit të familjes europiane, e cila vlerat njerëzore dhe të drejtat e kujtdo qytetari i ka prioritet, mbi prioritetet,” thuhet në deklaratën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›