E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Pergjegjesia per integrimin, e mazhorances Qamil Xhani

Partia Socialiste ka paraqitur dje zyrtarisht arsyet se perse vendi nuk duhet te marre statusin e vendit kandidat ne dhjetor. Deputeti i PS-se dhe kreu i Komisionit te Integrimit, Ditmir Bushati ka cituar dje nje raport te qeverise se Holandes, ne te cilit theksohet se Komisioni Europian eshte treguar "doreleshuar me Shqiperine" dhe se nuk ka rezultate ne reforma. Ne emer te PS-se, Bushati ka theksuar se opozita ndan te njejtin qendrimin me kete raport, i cili thekson se Shqiperia nuk e meriton statusin ne muajin nentor. "Arsyeja per bllokimin e statusit eshte vete Qeveria e Kryeministrit Sali Berisha. Qendrimi i Qeverise holandeze konfirmon per qytetaret shqiptare, shqetesimet qe ka ngritur opozita per arsyet reale te bllokimit te statusit kandidat, te cilat nuk lidhen me opoziten, por me korrupsionin, cimentimin e pandeshkueshmerise, krimin e organizuar qe tanime perben kercenim per te gjithe shoqerine, sundimin e se drejtes dhe mbajtjen e zgjedhjeve ne perputhje me standardet nderkombetare", tha Bushati dje ne nje konference per mediat ne seline roze. Nga ana tjeter, Bushati ka hedhur poshte dhe propozimin e kryeministrit Sali Berisha per zhbllokimin e situates ne Qarkun e Fierit. "Oferta e Sali Berishes per zgjidhjen e situates ne Qarkun e Fierit eshte ne fakt prova me e qarte se kush e ka sabotuar dhe bllokuar integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian, dhe ne rastin konkret marrjen e statusit te vendit kandidat", shprehet Bushati. Deputeti i PS-se ka renditur nje sere ceshtjes qe sipas tij tregojne se nuk jane arritur reformat e kerkuara nga ana e qeverise. Kreu i Komisionit te Integrimit shtoi se mundesite deri ne dhjetor, gjithsesi ekzistojne, por duhet qe qeveria te reflektoje per realizimin e reformave. "Shqiperise nuk i jane vendosur kushte te reja. Shqiperia ka 12 prioritetet per t'i permbushur ne menyre te kenaqshme. Keto 12 prioritete nuk jane permbushur ne menyre te kenaqshme, korrupsioni, krimi i organizuar, qe jane dy elemente te lidhura me tre ligjet e pamiratuara ende, sepse propozimi i Komisionit Evropian nuk ka vetem tre ligjet, por ka edhe raportin qe KE do t'i bente vendeve anetare para vendimmarrjes se tyre ne lidhje me ecurine ne fushen e korrupsionit dhe krimit te organizuar, keto jane ceshtje, qe jane pjese e 12 prioriteteve, nuk vijne si nje rrufe ne qiell te paster per Shqiperine", tha Bushati. I pyetur per kostot politike qe mund te marre PS-ja, ne rast te mos miratimit te ligjeve, Bushti u shpreh se kostot politike jane te mazhorances, e cila sipas tij nuk ka permbushur reformat e kerkuara. "Kostot jane te gjitha ne rastin ne fjale te qeverise, sepse nuk mund te behet pergjegjese opozita pse qeveria nuk lufton korrupsionin, pse krimi i organizuar", u shpreh dje deputeti Ditmir Bushati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›