E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Permbarimi, Berisha shkeli Kushtetuten

Kryeministri Sali Berisha eshte genjeshtar e shkeles i hapur i Kushtetutes. Te pakten keshtu e akuzoi dje selia roze, nepermjet Ylli Manjanit. Sipas tij, kryeministri genjeu kur premtoi se do te ekzekutonte te gjitha vendimet e gjykatave. "Edhe pas premtimit te bujshem te kryeministrit, qe deri ne fund te vitit 2005 do te zbatoheshin te gjitha vendimet e gjykatave, perseri sot ne dhjetor 2008, situata ne kete sektor eshte alarmante. Sipas te dhenave zyrtare, deri me sot figurojne rreth 15 600 ceshtje te regjistruar ne sherbimin e permbarimit per t'u ekzekutuar. Vetem 3 800 prej ketyre ceshtjeve jane ekzekutuar", tha Manjani. Kreu i komisionit te ligjeve ne seline roze, tha se vetem 24% e vendimeve te gjykates se formes se prere, qe sot disponojne shqiptaret ne dore mund te ekzekutohen. "Kjo do te thote se gjithe perpjekjet e shqiptareve per te fituar nje gjyq, qeveria e Sali Berishes i con te gjitha ne lume, duke mos e ekzekutuar", theksoi ai. Sipas Manjanit qeveria as nuk do t'ia dije

per shtet, Kushtetute e ligj. Aq me pak per gjykata apo per te drejtat kushtetuese te shqiptareve. "Shihni ligjin per buxhetin e shtetit dhe do kuptoni, se asnje qindarke nuk eshte parashikuar per pagimin e detyrimeve gjyqesore ndaj qytetareve. Ky eshte shteti qe drejton Sali Berisha", theksoi Manjani. Ai akuzoi se me te tilla menyra, kreu i ekzekutivit po pengon pavaresine e gjykatave, ku ceshtja e zbatimit te vendimeve te tyre eshte emergjence shteterore. Ne keto kushte, selia roze premton se do te permiresoje kete situate dramatike kur ajo te vije ne pushtet. R. R.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›