E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nenat, teste para e gjate shtatzenise"

Tirane- Sida ka prekur 4 familje me 16 anetare ne Shqiperi, ndersa ne Spitalin Infektiv te Tiranes trajtohen 17 te prekur nga semundja e shekullit. Shifrat zyrtare flasin per 255 te infektuar, nga te cilet 36 kane humbur jeten dhe pjesa me e madhe jane meshkuj. Shkak eshte bere transmetimi i virusit nga nena tek femijet e saj. Nje prej tyre, qe shihni ne foto, (emri nuk publikohet per arsye etike), thote se semundja nga e cila vuan nuk i sjell vetem probleme shendetesore, por edhe ne shoqeri. "Duhet qe te parandalojme rastet e kalimit te infektimit, ne menyre vertikale nga nena te femijet. Per kete, ne maternitete duhet te kete teste falas per t'u kryer nga nenat para dhe gjate shtatzanise", thote kjo nene e infektuar disa vite me pare. Kjo grua ka kater vite qe bashkejeton me virusin HIV, po keshtu dhe dy femijet e saj. Por, tashme ajo e ka kapercyer kete fakt. Ajo eshte aktive ne jeten shoqerore dhe aktiviteti i saj eshte kryesisht ne ndihme te te prekurve nga HIV. Ajo ka dhene gjithashtu alarmin e pare per mungesen e barnave per trajtimin e te semureve me HIV/SIDA dhe tashme kjo pakete rimbursohet nga shteti. "Shpesh here femijet e mi nuk i pranonte cerdhja apo shkolla", shprehet ajo, ndersa ka marre pjese ne hartimin e strategjise se hartuar dhe ka ngritur nje shoqate.

Te prekurit

Nuk ka me vetem meshkuj hetero apo homoseksual te prekur, por dhe familje, nena dhe femije te cilet kane bere nje jete krejt normale deri ne momentin e marrjes se lajmit. "Ne vitin 2006 nga 32 raste te identifikuara, 16 veta i perkasin 4 familjeve. Jane burre, grua dhe femije te infektuar, eshte burri me gruan, eshte gruaja me femijet, pasi babai ka humbur jeten, eshte babai me femijet", tregon Memo Boci, mjeku i pare infeksionist qe ka trajtuar dhe rastin e pare te identifikuar. Boci thote me dhimbje se familja shqiptare po goditet nga HIV/SIDA. Nga viti 1993, kur zyrtarisht eshte identifikuar rasti i pare me HIV, numri i te prekurve eshte rritur vazhdimisht. Sipas mjekut me te vjeter te kesaj semundje, nese ne vitet e para kishim vetem meshkuj te prekur me HIV, tani kemi dhe femra dhe ky raport po vjen duke u barazuar si kudo ne Evrope. Aktualisht kemi 89 femra te prekura, kundrejt 202 meshkujve te infektuar keto 18 vite. Sipas Bocit, njerezit marrin shpesh ne telefon dhe pyesin cilat jane simptomat.

Godo

Spitali Infektiv ne Tirane trajton 17 te semure me SIDA prej disa vitesh. Ministria e Shendetesise, Anila Godo, deklaroi diten e djeshme se eshte bere nje ligj i ri per te semuret me Hiv/Aids. "Jane parashikuar programe dhe strategji per lehtesimin e jeteses se tyre dhe parandalimin e perhapjes se infektimit. Ne te gjitha prefekturat e vendit ka klinika ku kryhen analizat per HIV/AIDS", deklaroi numri nje i shendetesise. Por, trajtimi mjekesor eshte vetem nje, nga problemet e te semureve. Njeriu mund te jetoje disa vite me virusin HIV ne trup pa kuptuar asgje, por 6 deri 8 vjet pas infektimit, atij i shfaqen simptomat, pasi virusi ka zhvilluar semundjes e quajtur SIDA.

Analizat

Deri para vitit 2000, kane qene vetem 300 raste kur persona te ndryshem jane paraqitur vullnetarisht per te kryer analizat e HIV/AIDS, ndersa keto vite numri i personave vullnetare per t'u debistuar e ka kaluar 2 mije vete. "Kjo, pasi jane shtuar dhe klinikat ku kryhet kjo analize", shpjegon Alban Ylli, drejtori i Institutit te Shendetit Publik. Tashme, mendohet se eshte gjetur nje medikament qe ndalon avancimin e semundjes. Megjithate, Ylli deklaron se parandalimi eshte menyra me e mire per te qene te sigurt dhe per te penguar shqimin e rasteve te reja. Marredheniet e pasigurta seksuale jane pergjegjese ne 87 per qind te rasteve te transmetimit te virusit. Ne 77 per qind te rasteve, te prekurit jane heteroseksuale dhe biseksualet perbejne 10 per qind te te prekurve.

Trajtimi

Ne strategjine e luftes kunder HIV/AIDS eshte parashikuar paketa mjekesore per trajtimin e tyre falas, sherbim psikologjik, por asgje s'eshte parashikuar per strehimin dhe punesimin e tyre. "Une mendoj se Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Ministria e Arsimit, do te tregohen te gatshme nese do t'ju kerkohet nje ndihme e tille", deklaron Klodian Rrjepaj, drejtor i programit kombetar te luftes kunder HIV/AIDS.

Nga 1 dhjetori i vitit 2007 deri me tani jane te identifikuar me SIDA 255 raste, ndersa 36 persona te tjere deri tani kane humbur jeten. Nga keto 44 raste jane te reja, nga te cilat 31 i perkasin seksit mashkull dhe 13 veta jane femra. Pjesa me e madhe e rasteve te identifikuara i perkasin moshes 25 deri 34 vjec si dhe 35 deri 44 vjec me 67 deri 80 raste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›