E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Arsimit, rregullore per pacientet ne moshe shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkences ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise, ne kuader te luftes kunder semundjes se HIV/AIDS, kane hartuar nje rregullore te re te sherbimit shendetesor ne sistemin parashkollor dhe shkollor, qe ofron zgjidhje te pershtatshme per ndjekjen dhe trajtimin e nxenesve te prekur nga kjo semundje. Burime zyrtare te Ministrise se Arsimit kane deklaruar se hartimi i standardeve normative per institucionet arsimore qe kane prane tyre nxenes me semundjen e HIV/AIDS, jane shtojce e Dispozitave Normative ekzistuese, permes ketij udhezimi te vecante. Te dhenat e konfirmuara nga Instituti i Shendetit Publik tregojne se 12 nga 17 femijet e prekur nga semundja e HIV/AIDS, e transmetuar qe ne lindje prej nenave, jane ne moshe shkollore. Hartimi i kesaj rregulloreje erdhi pas ankesave te njepasnjeshme te prinderve te femijeve qe jetojne me HIV/AIDS, per shkak te persekutimit qe pesonin ata ne shkolle.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›