Testi i HIV, me shume studente dhe gra te trafikuara
Elbasan- Grate, vajzat e trafikuara si dhe studentet e universitetit, jane kategorite qe frekuentojne me shume qendren e testimit, verifikimit dhe keshillimit vullnetar te HIV/AIDS ne Elbasan. Me pas vijne grupet e riskut, sic jane femijet e braktisur dhe femijet rome, qe jane ndermjetesuar nga shoqata ne kujdestari te tyre. Qendra u ngrit para 6 muajsh dhe sipas punonjeses sociale, Elena Bibaja, ofrohet mbeshtetje si per personat qe rezultojne negative, ashtu edhe per ata qe dalin pozitive. "Ata qe kane dale negative kane mundesi te ndryshojne sjelljen e tyre dhe rrezikojne kete status, ndersa ata qe dalin pozitive mund te mbrojne veten nga riinfeksioni, infeksionet oportuniste apo te kerkojne perkujdesje mjekesore ne rastin e paraqitjes se simptomave te hershme te semundjes", thote ajo. Mesohet se 4-5 persona kryejne mesatarisht cdo dite testin e HIV/AIDS ne qendren e Elbasanit. Te dhenat nuk behen te ditura, por sipas punonjesve te kesaj qendre krahasuar me vitet e kaluara vihet re ulje e rasteve te te prekurve nga semundja. Po hartohet edhe nje projekt per te parandaluar semundjen, qe do shtrihet fillimisht tek emigrantet te cilet gjate kohes qe do te pergatisin dokumentacionin apo do te marrin pasaportat duhet qe vec te tjerash te paraqesin edhe vertetimin e testimit nga HIV/AIDS. "Me ane te ketij projekti ne synojme qe te zbulojme rastet e prekura nga AIDS dhe te mbrojme familjet e shtetasve te infektuar. Ne kete menyre do te minimizohet edhe perhapja e infeksionit ne popullate", shprehet Bibaja. Gjate 18 viteve te fundit ne Elbasan jane identifikuar disa persona me HIV/AIDS. Vetem dy vjet me pare nje 4 vjecare dhe nje burre 70 vjec u identifikuan me AIDS, pasi u infektuan ne kete menyre nga gjaku i dhuruar nga nje studente.
F. Salliu
F. Salliu