E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Permbytja, Prokuroria te hetoje

Rozeta Rapushi
Partia Socialiste, fajesoi dje qeverine dhe kreun e saj, Sali Berisha si te paafte per te parashikuar dhe parandaluar emergjenca si ato ne komunat e Lezhes dhe Shkodres, si pasoje e derdhjes se lumenjve. Deputeti i kesaj force politike, Ilir Beqja tha dje se situata e veshtire ne te cilen ndodhen banoret ne komunat Obot, Darragjat dhe Samrisht te Vjeter, ku niveli i ujerave nuk ka levizur, eshte per shkak se ekzekutivi nuk ka marre asnje mase kunder situatave te tilla. "Nuk eshte nevoja qe Sali Berisha te beje parashikuesin e motit apo drejtorin e emergjencave civile. Situata qe po kalojme nuk mund te justifikohet me kapricot e motit. Shqiptaret nuk e kane degjuar per here te pare baticen kur ua shpjegoi Sali Berisha, por qeveria e Sali Berishes nuk ka marre asnje mase per te perforcuar argjinaturat ne Tale", akuzoi Beqja i cili ndoqi nga afer edhe situaten ne keto zona. Sipas tij, dhe parate e shpenzuara ne vitin 2006 per te mbrojtur Lezhen e Shengjinin nga permbytjet, kane shkuar ne xhepat e oborrit te familjes ne pushtet, duke i bere keshtu thirrje Prokurorise te hetoje fatin e ketyre investimeve. Nderkohe qe Beqja kerkoi gjithashtu hetime nga Prokuroria edhe vijueshmerine e importit nga Shqiperia edhe pse liqenet kane pasur uje mbi nivelet e mjaftueshme. "Sali Berisha i fsheh keto lajme, sepse shqiptaret do te kuptojne se per interesa te oborrit te familjes ne pushtet ka vazhduar te importohet edhe pse liqenet kane pasur uje mbi nivelet e mjaftueshme. Edhe per kete ceshtje, Partia Socialiste kerkon hetim. Prokuroria te hetoje mbi kete ceshtje, me pasoje deme te medha financiare dhe materiale", vijoi deputeti socialist. Beqja akuzoi se ngurrimi i banoreve te Obotit per te lene shtepite eshte i perligjur sepse ata jane deshmitare te deshtimit te kompensimeve te termetit te shtatorit ne Shupenze, te permbytjeve ne Lezhe ne fillim te nentorit, te permbytjeve te Vjoses ne fillim te dhjetorit. "Kjo eshte deshmi e qarte e paaftesise se qeverise se Sali Berishes per te permbushur detyrimet qe ka ndaj qytetareve te Shqiperise", shtoi ai akuzat. Pas sulmeve dhe akuzave, Beqja u beri te ditur banoreve te ketyre zonave, se selia roze vazhdon te jete prane njerezve qe po kalojne dite te veshtira, prane banoreve te Anes se Malit e te Dajcit, banoreve te Velipojes e te Berdices, banoreve te Vaut te Dejes e te Gurit te Zi, banoreve te Shengjinit e te Tales. "Urojme e shpresojme qe te askujt te mos i cenohet jeta, pasi ata jane sot ne meshire te motit dhe fatit e te braktisur nga qeveria e tyre. Dajci dhe Ana e Malit rrezikojne nga ujerat qe shtohen, nga hapja e digave, por askush nuk merr guximin te tregoje sa ka qene niveli i liqeneve te hidrocentraleve, ne fillim te nentorit", u shpreh ai. Nderkohe qe ne Shkoder kane shkuar deputete te PS, mes te cileve Dokle dhe Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›