Pronaret: Nxitoni me kompensimin
Pronaret e ligjshem te tokave, kerkojne qe ne zbatim te ligjit per verifikimin e tokave bujqesore, te mblidhet me shume siperfaqe, e cila eshte ndare ne menyre te padrejte vite me pare. Ne nje reagim te bere, menjehere pasi Ministri i Shtetit, Genc Pollo tha se deri ne fund te vitit qe shkoi u siguruan 1 milione e 321 mije meter katrore toke, nje prej pronareve te ligjshem te tokave, Reshit Vorpsi, anetar i kryesise se shoqates "Pronesim me Drejtesi", tha se siperfaqja e marre ne menyre te paligjshme e tokave bujqesore, eshte shume here me e madhe se kaq. Pretendim, sipas te cilit, vetem 50 mije hektare toke mund te beje pune per kompensimin fizik te ish-pronareve. "Kjo eshte nje shifer shume e ulet ne krahasim me sa shume eshte vjedhur edhe eshte abuzuar me tokat bujqesore ne te gjithe vendin. Ndaj shteti duhet te mbledhe shume me shume siperfaqe, pasi kaq eshte absolutisht e paket dhe e pamjaftueshme per pronaret", tha per Gazeten "Koha Jone", Vorpsi. Sipas tij, nder vite ne menyre abuzuese shume njerez kane perfituar jo pak siperfaqe te ish fermave bujqesore dhe toke qe nuk u takon. Madje sipas Vorpsit, ne vend qe te marrin aq sa u takon per familje, jo pak kane marre mbi siperfaqen qe u takonte. "Me kaq pak toke qe po rimerret dhe me mos nisjen ende te kompensimit fizik per ish pronaret, nuk mund te perfundoje si duhet reforma e pronave ne Shqiperi. Madje mund te them se keto masa jane vetem rishperndarje e tokes dhe asgje me shume per pronaret", u shpreh Vorpsi. Sipas tij, kthimi fizik i pronave, nje proces i cili duhet te kishte nisur kohe me pare, ende nuk ka filluar. Nderkohe qe procesi i kompensimit po vijon me hapa te ngadalta. Vorpsi siguroi se pronaret, do te kerkojne serish kete vit, rregullimin e padrejtesive te kryera me pronat ne vend, si dhe do ti shkojne deri ne fund ankesave te bera ne Gjykaten Kushtetuese, apo edhe ne Strasburg, kunder padrejtesive qe sipas tyre jane kryer me pronat ne vend. Reagimi i pronarit, erdhi pas berjes se bilancit ne fund te vitit te kaluar, nga Genc Pollo, ministri qe po drejton komisionin per verifikimin e titujve te pronesise se dhene ne vend per tokat bujqesore. Pollo tha se deri ne nentor te vitit qe shkoi, u jane marre zaptuesve te tokave, 1 milione e 321 mije meter katrore toke, toke e marre ne menyre te kundra ligjshme nga zyrtare abuzive, por edhe nga private te paligjshem. Siperfaqe kjo qe per Vorpsin eshte e vogel pasi zakonisht toka e konsiderueshme, matet me hektare dhe jo me meter katrore. Me perparesi sipas Pollos, po shqyrtohen abuzimet ne brezat turistike dhe jane identifikuar jo pak siperfaqe te marra ne menyre te kundra ligjshme. Sipas tij, ky eshte nje proces qe po vazhdon, po jep frytet e veta dhe pas konfirmimit ne gjykate, te tera ketyre vendimeve qe kane marre komisionet perkatese prane prefekturave, ky fond toke i kthehet pronesise se shtetit, per tu perdorur per qellime publike, ne radhe te pare per kompensimin e pronareve.
Tapite, si do behen te ligjshme
Verifikimi i titujve te pronesise per tokat bujqesore nisi ne Korrik te vitit te kaluar ne te gjithe territorin e vendit. Ky ligj, u hartua dhe miratua me qellimin e vetem verifikimin nje me nje te te gjithe titujve te pronesise se dhene per tokat bujqesore nder vite per te vertetuar nese jane dhene apo jo ne perputhje me ligjet ne fuqi, apo jane marre ne menyre abuzive. Komision i posacem i quajtur "Komisioni Vendor i Vleresimit do te kryeje verifikimin e titujve te pronesise per tokat bujqesore ne te gjithe vendin. Ne rast se gjate verifikimit do te vertetohet se titujt jane marre ne kundershtim me ligjin shteti do t'i kerkoje poseduesit te tokes qe ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre, ai do te mund te kete tapine. Por nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin nuk ka konflikte te hapura. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij ligji ajo do t'ju merret. Kjo procedure parashikohet te kryhet brenda nje periudhe 3-vjecare.
50 Mije Hektare toke bujqesore pretendojne pronaret, pjese te shoqates "Pronesi me Drejtesi", se eshte marre ne menyre te paligjshme nga persona te ndryshem te cilet nuk gezojne tituj pronesie te ligjshem.
Siperfaqja
Ne me pak se nje vit pune, nga verifikimi i dhenies se titujve te pronesise, Komisioni per Verifikimin e ketyre titujve, ka mundur te siguroje 1.320.763 m2 toke, e cila ishte marre ne menyre te paligjshme.