E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rama deshmoi se alternative te vetme per shqiptaret ka fatkeqesite natyrore"

Armepushimi mes dy forcave te medha politike, PD dhe PS i krijuar nga festat e fundvitit, u thye diten e djeshme, ku perfaqesuesit e dy selive debatuan ne distance per permbytjet e shkaktuara nga prurjet ne lumenjte e Matit dhe Drinit te Zi. Zedhenesja e selise blu, Erla Mehilli, akuzoi dje se vetem kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama dhe bllokmenet e rinj, mund te urojne "Rrofte permbytja". "Deklarata e Edi Rames per permbytjet, jane deshmi tjeter se ai alternative te vetme per shqiptaret ka fatkeqesine natyrore. Edi Rama dhe bllokmenet e rinj, pasi kaluan pushimet e fundvitit ne Burjalarab dhe detet e nxehta, u sollen sot shqiptareve si urim, "Rrofte permbytja", akuzoi Mehilli. Duke pergenjeshtruar deklaratat e opozites se banoret e komunave te Lezhes dhe Shkodres, jane ne gjendje te rende per shkak te paaftesise se qeverise, Mehilli tha se qeveria dhe pushteti vendor ne keto zona eshte ne gatishmeri dhe perballuan situaten me deme minimale. "Reshjet dhe vershimet e medha qe rriten ne dhjetera e dhjetera here prurjet ne lumenjte e Matit, Drinit te Zi, Drinit te Bardhe e degeve te tyre, ne lumin e Gashit, Valbones, Curres dhe ne lumin e Shales, u perballuan me demet me minimale. Kjo se pari per shkak te angazhimit total para dhe mbas nates se nderrimit te viteve nga autoritetet lokale dhe qendrore per menaxhimin e situatave emergjente dhe se dyti nga pritat dhe argjinaturat e ngritura ne lumin e Matit, ne ate te Drinit, Kirit e Vjoses", replikoi Mehilli. Sipas saj, PD shpreh edhe vleresimin dhe mbeshtetjen e saj me te madhe per qytetaret e ketyre zonave, qeveritaret vendor te te gjitha niveleve, per forcat e Policise se Shtetit, Emergjencat Civile dhe ato te Ushtrise, Bordeve te Kullimit, te cilet bene qe keto momente kritike te perballohen pa humbje jetesh dhe me deme plotesisht te kompensueshme.
R. Rapushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›