E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksporti i energjise, KESH fiton 2 milione euro ne dite

Eksporti i energjise elektrike ne nivelin e 11 milione kilovatoreve ne dite i sjell Korporates Elektroenergjitike rreth 2 milione euro fitim mesatar ne dite. Reshjet e shumta te diteve te fundit kane vene ne pune me kapacitet te plote te gjitha hidrocentralet e vendit. Burimet ne KESH kane pohuar se, po plotesohen nevojat e brendshme te konsumit dhe pjesa tjeter po eksportohet jashte vendit. Mirepo sistemi i transmetimit te energjise ne gjendjen aktuale nuk mund te percoje me shume se 11-12 milione kilovatore gjate 24 oreve. Eksporti ne keto nivele i sjell KESH nje fitim ditor te konsiderueshem. Ndersa ne fund te nentemujorit 2008 fitimi i KESH arriti ne 16 milione euro. Drejtori i ri i KESH, Muharrem Stojku pak kohe me pare ka pohuar per mediat se, fitimet nga eksporti i energjise do te perdoret per shlyer disa detyrime qe KESH ka me bankat tregtare dhe Ministrine e Financave. Sipas tij, ruajtja e ofertes per energji ne nivelet e kerkeses do te garantoje nje furnizim me energji per 24 ore per te gjithe konsumatoret ashtu sic eshte vepruar deri me tani gjate gjithe kesaj kohe. KESH ka rritur nivelin e shkarkimeve te ujit ne kaskaden e lumit Drin. Burime nga kjo kaskade bejne te ditur s,e nga liqeni i Fierzes po shkarkohen 440 meter kub uje ne sek, ne Koman, 500 metra kub uje ne sekonde dhe ne Vaun e Dejes 700 metra kub uje ne sekonde. Ne perpjekje per te normalizuar situaten hidrike Korporata ka cuar ne nivelet rekord te 27. 2 milione kv ore ne dite prodhimin e energjise. Energjia e prodhuar nga hidrocentralet jo vetem qe ploteson kerkesat ne vend por nje sasi e konsiderueshme po eksportohet. Aktualisht shiten 11. 5 milione kilovat/ore energji. Drejtuesit e KESH thone se eksporti do te vazhdoje ne keto nivele deri ne fund te muajit. Shkarkimet e ujit dhe prodhimi ne nivelet rekord ka ulur me 32 centimetra nivelin e ujit ne Fierze. Ne kete liqen niveli i ujit ka arritur ne 292. 9 metra nga 291 metra qe eshte kuota e lejuar per kete periudhe te vitit.
Energjia nga HEC-et, kapacitetet e Shqiperise
Shqiperia renditet ne Evrope si nje vend me pasuri ujore te konsiderueshme, me nje shtrirje hidrografike te shperndare pothuajse ne te gjithe territorin. Edhe pse rreth 98 % e energjise elektrike prodhohet nga hidrocentralet, vetem 35% e potencialit hidroenergjetik eshte shfrytezuar deri tani. Kapaciteti hidroenergjetik ekzistues i instaluar eshte rreth 1450 ME. Rezervat totale te hidroenergjise vleresohen rreth 4500 ME dhe potenciali vjetor shtese i prodhimit mund te arrije 16-18 TWh. Ekzistojne gjithashtu mundesi edhe per dhjetera HEC-e te vegjel qe mund te ndertohen ne te ardhmen me kapacitet te mesem dhe te vogel. Kapaciteti total i ketyre HEC-eve perllogaritet ne 140 ME me nje prodhim vjetor energjie prej rreth 680 GWh. Te gjithe HEC-et e vleresuara jane te tipit me derivacion, pa diga dhe ujembledhesa. Mirepo pavaresisht kesaj situate, kriza energjetike e ne gjysmen e pare te dekades qe lame pas ka qene rezultat i faktit qe vendi siguron 98 per qind te energjise nga hidrocentralet. Mirepo hidrocentralet jane te ndjeshme ndaj ndryshimeve te motit dhe cikleve te thatesires dhe reshjeve. Per shkak te kesaj situate Shqiperia ka vendosur te diversifikoje burimet e prodhimit te energjise, duke ndertuar termocentralet do te ndihmonin ne furnizimin e qendrueshem me energji elektrike qe do te permiresonte kerkesen ne rritje per energji ne Shqiperi. Megjithate, edhe kur termocentrali i Vlores nise nga ai do te plotesonte vetem 30 per qind te nevojave te paplotesuara te kerkesave per elektricitet ne Shqiperi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›