PS: Përshëndesim deklaratat e Frattinit, pa viza na la qeveria
Partia Socialiste përshëndeti deklaratat e Ministrit të Jashtëm Italian, zotit Frattini, dhe shprehu mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që miqtë dhe fqinjët tanë italianë kanë dhënë në funksion të përshpejtimit të proceseve integruese dhe liberalizimit të vizave.
"Jemi të vetëdijshëm se vonesat në liberalizimin e vizave nuk kanë patur të bëjnë me qëndrimin e Bashkimit Europian, por me dështimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare në përmbushjen e obligimeve të kërkuara dhe së fundmi mungesës së vullnetit për të zgjidhur krizën politike në vend. Ne shpresojmë në një përgjigje pozitive deri në maj, që shqiptarët të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në Europë, pasi në të kundërt, humbja edhe e këtij shansi, do të ishte tepër e rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët", u shpreh deputetja Olta Xhaçka.
Sa i përket cështjes së transparencës së zgjedhjeve, tha ajo, kjo është një e drejtë e mohuar që populli opozitar do ta fitojë në rrugën e protestës pa ndalim, kundër pushtetit të vjedhur që po rrënon edhe ekonominë pasi tjetërsoi vullnetin e zgjedhësve në 28 qershor.