E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Konsultime për ndryshimet në Kod

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve, me pjesëmarrjen e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare dhe Nënkryetarëve të Kuvendit. Në këtë mbledhje, Kryetarja e Kuvendit u kërkoi Kryetarëve të Grupeve Parlamentare, të nisin sa më parë konsultimet mbi modalitet për të bërë ndryshimet e duhura në Kodin elektoral, bazuar në rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR-it. Gjithashtu Kryetarja e Kuvendit u kërkoi Kryetarëve të Grupeve Parlamentare që, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të respektohet koha e diskutimeve në seancë plenare, e veçanërisht të tregohet kujdes ndaj etikës parlamentare.
Gjithashtu Konferenca miratoi kalendarin tre javor të punime të Kuvendit për periudhën 12 prill-30 prill 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›