Shtyhet gjyqi i Aneta Ramës ndaj Berishës

Gjyqi ku Aneta Rama, nëna e Edi Ramës ka akuzuar për shpifje kryeministrin Sali Berisha do të zhvillohet në datën 4 maj. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Lartë pas katër orësh seancë gjyqësore. Në këtë senacë është diskutuar për prezencën e një prokurori në këtë çështje gjatë gjykimit si dhe për padinë civile si dhe atë penale. Kështu gjatë sencës së drejtuar nga gjyqtarja Evgjeni Sinoimeri, Arjan Salati, avokati i Aneta Ramës, ka kërkuar që në këtë çështje të të jetë preznët edhe një prokuror, por kjo është kundërshtuar nga avokatja e kryeministrit Erinda Ballanca, e cila pohon se nuk është e nevojshme perzenca e një prokurori, pasi kjo çështje është në fazat e para të hetimit parapark. Pas kësaj trupi gjykues rrëzoi këkresën e palës paditëse akuzuese, duke pohuar se ky rast është specifik pasi i akuzuari, apo i padituri është një person me imunitet e nuk është e nevojshme pjesmërrja e një prokurori. Më pas avokati i nënës së Edi Ramës ka kërkuar që brenda padisë penale ku vepra penale është ajo e shpifjes, të vazhdojë edhe një padi civile, ku i akuzuari i ka shkaktuar një dëm moral dhe ka cënuar nderin e zonjës Aneta Ramës, ku ka thënë se ka kuruar djalin e saj për 10 vjet me skizoferni dhe se ai e ka nxjerrë jashtë shtëpisë me rroba gjumi. Ndërsa për dëmin sipas avokatit do të përcaktohet në sencat në vazhdim. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga avokatja Ballanca ku ka pohuar se kjo nuk është kopetencë e gjykatës së lartë për këtë padi penale. Madje edhe trupi gjykues i Gjykatës së Lartë ka deklaruar moskopetemcë të padisë civile ku ia ka kaluar gjykatës së rrethit Tiranë. Ndëra për padinë penale ku akuzohet për shpifje kryeministri Berisha avokatja e këtij të fundit ka pohuar se pala paditëse duhet të provojë akuzat e ngritura dhe se deklarata e kryeministrit ishte politike dhe nuk përben vepër penale. Por gjatë senacës Ballanca pohoi se nuk ishte njohur me provat e sjella nga pala paditëse dhe për këtë arsye gjykata vendosi të shtyjë senacën në datën 4 maj duke i lënë kohë avokates së kryeministrit të njihet me to.