E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Procesi i kartave të identitetit, jo transparent

Partia Socialiste është shprehur sot e shqetësuar se procesi për pajisjen me karta identieti po zhvillohet në mungese të plotë transparence. Deputeti socialist Blendi Klosi kerkoi në emër te PS, që nje kategori njerëzish ta perfitojnë kartën falas 

TIRANE - Partia Socialiste e Shqipërisë ka cilësuar si jo transparent procesin për pajisjen me karta identiteti. Deputeti socialist Klosi ka deklaruar për mediat se vendimi i datës 7 janar është ende nëpër tavolinat e zyrtarëve, por jo në dijeni të qytetarëve. “Sot kur ngelen vetëm dy ditë nga dita e fillimit të procesit-, tha ai, -nuk ka as edhe një shqiptar të vetëm, përfshi dhe qeveritarët konfuz, që të jenë të qartë ku do të aplikojnë, sipas kujt kalendari duhet të aplikojnë dhe kur do të pajisen me letërnjoftimin”. Klosi vuri në dukje gjithashtu se regjistri aktual është i mbushur me gabime dhe dublime të shtetasve në të.
Ai ftoi qeverinë që të ulet të negociojë me kompaninë që po zbaton koncesionin, për të gjetur mundësitë dhe rrugët që për të gjithë personat e grupeve që nuk kanë mundësi të paguajën kostot e pajisjes me kartë. “Dy familjarëve madhorë që marrin ndihmë ekonomike, do t´u duhet të paguajnë 80 % të këstit mujor për të marrë kartat e idenditetit. Dhe janë 90 mijë familje të tilla në Shqipëri. Pensionistit të fshatit do t´i duhet të paguajë 1/5 e këstit mujor të pensionit për të marrë kartën e identitetit. Dhe janë 150 mijë pensionistë të tillë pleqërie në fshat. Të papunit do t´i duhet të paguajë 1/5 e këstit mujor të përfitimit për të marrë kartën e identitetit. Dhe janë 10 mijë të papunë të tillë në Shqipëri. Edhe ish-minatorit do t´i duhet të paguajë 1/5 e këstit mujor të trajtimit. Dhe janë 5 mijë ish – minatorë të tillë në Shqipëri”, tha Klosi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›