E Diel, 1 Nëntor 2026

“Furtuna” kap në flagrancë 3 të rinj me 23 doza heroinë

Operacioni anti drogë i quajtur “ Furtuna” vuri sot ne pranga tre shtetas ndersa sekuestrohen ne cilesine e proves materiale 23 doza heroinë. Këta shtetas kryenin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë në shkollat e Beratit 

BERAT-Operacioni anti drogë “ Furtuna” ve ne pranga tre shtetas ndersa sekuestrohen ne cilesine e proves materiale 23 doza heroinë. Sektori anti drogë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit ka arrestuar paraditen e sotme ne flagrance Romeo Këmbcai, 27 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Durrësit, Aurel Etemaj, 24 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “ Uznov” të qytetit të Beratit si dhe Fatjon Hodo, 25 vjeç, po banor i qytetit të Beratit. Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të mara këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin prej disa kohësh kryenin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë në shkollat e qytetit të Beratit. Gjatë operacionit të koduar “ Furtuna” u bë e mundur kapja në flagrancë e këtyre shtetasve, ndërkohë që në banesën e Aurel Etemaj në lagjen “ Uznovë” u sekuestruan 23 doza heroinë te bërë gati për shitje me peshë të përgjithshme 10 gram. Materialet i kane kaluar Prokurorisë se Rrethit Berat per hetime te metejshme nderkohe te arrestuarit akuzohen për veprën penale të “ prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkpunim” si dhe “ përshtatje të ambjenteve për përdorim droge” .

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›