PS: Procesi zgjedhor jashtë standardeve të kërkuara

Partia Socialiste i ka kansideruar zgjedhjet jashtë standardeve. Nëpërmjet Ilir Beqjes, selia rozë ka denancuar manipulime të procesit zgjedhor në Shkodër. Sipas tij ka pasur shkelje në disa qendra votimit. "Në KZAZ nr.40, 6 qendra votimi u vendosën në mjedise private, të cilat në të gjitha rastet kanë qenë në pronësi të militantëve të Partisë Demokratike, duke ushtruar kësisoj presion të hapur ndaj votuesve", u shpreh Beqja. Më tej, kandidati i PS-së në Shkodër, tha se vendndodhja e qendrës së votimit 276 është ndryshuar një ditë përpara datës 28 qershor duke bërë që shumë votues të Partisë Socialiste të mos dinë ku duhet votuar. "Në qendrat e votimit nr. 240, 293, 299, 303 janë me dhjetëra zgjedhësit për të cilët nuk është shënuar numri i letërnjoftimit apo numri i pasaportës për jashtë shtetit", shtoi Beqja. Sipas tij, këto kontestime janë prova më e qartë se procesi zgjedhor ka qenë jashtë standardeve të kërkuara dhe në të njëjtën kohë ka ndryshuar rrënjësisht vullnetin e lirë të shqiptarëve.