Mediu : PR, partia e dytë e së djathtës

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu në konferencën e parë për shtyp pas zgjedhjeve ka deklaruar se Partia Republikane është partia e dytë e së djathës. Mediu vlerësoi edhe një herë Partinë Demokratike si aleate kryesore. Lidhur me thirrjet anti PR gjatë fushatës zgjedhore, Mediu u shpreh se "thirrjet kundër Partisë Republikane ishin të turpshme dhe të paprecedenta". Kreu i PR-së theksoi se partia që ai drejton i dha fitoren PD-së në 4 qarqe. Mediu reagoi edhe për koalicionin midis Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe "Aleancës së Ndryshimit" duke u shprehur se koalicioni është në shërbim të vendit.