E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Prokuroria të hetojë faktet për përmbytjet

“Le të na e thotë Sali Berisha se ç’përgjegjësi ka perëndia për faktin që teksa prurjet në kaskadën e Drinit rriteshin katër herë, prodhimi bëhej katër herë më i vogël dhe importi vazhdonte, për të mbrojtur kësisoj interesat korruptive të tij dhe ministrit të tij të energjetikës?”, iu drejtuar kryeministrit deputetja, Ermonela Fenaj.  Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të mos harrojë përgjegjësinë që ka kundrejt banorëve të dëmtuar edhe për sa i përket nxjerrjes përpara drejtësisë shkaktarëve të kësaj katastrofe. “Mbi të gjitha i bëjmë thirrje Prokurorisë shqiptare që të bëjë detyrën e saj e të vihet në veprim për të hetuar të gjitha faktet e provat e publikuara ditët e fundit nga Partia Socialiste”, vijoi deputetja opozitare.                                                                                               

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›