PS: Prokuroria të nisë hetimet për përmbytjet
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, në një komunikim me mediat, tha: “Përtej solidaritetit të natyrshëm me të gjithë banorët e dëmtuar dhe strukturat e sigurisë që punojnë pranë tyre, nuk mund të qëndrojmë gojëkycur ndaj shkaqeve dhe përgjegjësive që sollën një situatë të tillë”.Në këtë drejtim, Gjiknuri, i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet për shkaqet që shkaktuan përmbytjet në këto zona.