E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialdemokrati Josipoviç zgjidhet president i Kroacisë

Opozitari Josipoviç, i cili fitoi me një diferencë të madhe votash, ka premtuar mbështetje ndaj përpjekjeve të qeverisë për përfundimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai premtoi të ndihmojë kryeministren Jadranka Kosor për fushatën për kryerjen e reformave dhe luftën kundër korrupsionit, kërkesa kryesore të BE-së. Josipoviç fitoi 60,3 për qind të votave, kundrejt 39,7 për qind që mori kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiç, i mbështetur nga kisha dhe konservatorët.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›