E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria asnjë masë për sigurinë e jetës

Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për sigurinë e jetës së qytetarëve. Sipas deputetit të PS-së, Saimir Tahiri qeveria duhet të marrë masa parandelauese dhe mbrojtëse për jetën e qeytetarëve. Ai tha se kronikat e lajmeve janë të mbushura me vrasje, vetëvrasje, plagosje, aksidente rrugore e aksidente ne punë. Sipas tij, pushteti politik dhe financiar i Sali Berishës vlen sot më shumë se jeta e qindra qytetarëve të pafajshëm që humbasin jetën për shkak të injorancës dhe paaftësisë së kësaj qeverie që tashmë është katandisur vetëm në konstatimin dhe regjistrimin e viktimave në vend që të marrë masat e domosdoshme për të garantuar jetën.Për këtë situatë, Partia Socialiste bën përgjegjës të drejtpërdrejtë Sali Berishën dhe qeverinë e tij, "të cilët nga kujdesi për ruajtur kolltukun e pushtetit e për t'u pasuruar me çdo kusht, janë verbëruar në paaftësi e korrupsion duke mohuar padrejtësisht përkujdesin dhe përkrahjen që meriton jeta e çdo shqiptari, qoftë ky i varfër apo i pasur".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›