Vrasje në Laç, i keqtrajtonte motrën, plumba kunatit
LAÇ - Një 40 vjeçar u vra me armë zjarri në Shkopet të rrethit të Kurbinit. Alfred Gjegji është qëlluar me plumba automatiku nga kunati i tij, vëllai i bashkëshortes, Alfred Sefgjini. Ngjarja ndodhi në një lokal të këtij fshati, rreth orës 14:30.
Mësohet se konflikti mes dy kunetërve kishte lindur kohë më parë. Alfredi, që mbeti i vrarë, ishte i martuar me motrën e autorit të krimit. Mësohet se çifti kishte probleme të vazhdueshme, dhe siç thonë bashkëfshatarët, ai e keqtrajtonte gruan. Disa herë ata ishin ndare dhe ribashkuar. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja që e ka çuar të vëllain të vrasë burrin e saj. Policia pasi e ka identifikuar është vënë në ndjekje të autorit Sefgjini, ndërsa po merren në pyetje dëshmitarët.