E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia lë pas recesionin

Statistikat më të fundit në Japoni tregojnë se ekonomia ka shënuar rritje tremujorin e dytë të vitit, duke bërë që vendi të dalë zyrtarisht nga recesioni. Rritja ekonomike prej më pak se 1 për qind gjatë tremujorit të fundit është edhe shifra më pozitive në 15 muajt e fundit.
Nëse rritja do të jetë e qëndrueshme për një vit atëherë do të thotë një rritje prej 3.7 për qind. Japonia ka qënë e varur prej eksporteve ndaj edhe u godit rëndë, kur kërkesa për produkte ra si pasojë e krizës financiare në SHBA. Pavarësisht masave të marra, Tokio akoma mund të përballet me një rrugë të gjatë rimëkëmbjeje të qëndrueshme. Efekti imediat i shpenzimeve të qeverisë për stimulimin e ekonomisë do të përfundojë në fund të vitit dhe papunësia pritet që të vazhdojë të rritet në kohën që kompanitë vazhdojnë të ulin koston.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›