E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria ka dështuar në sigurimin e rendit

Partia Socialiste akuzon qeverinë duke thënë se shteti ka humbur kontrollin e veprimtarise kriminale në territor, ndërsa hakmarrja primitive dhe vetëgjyqesia janë sot mjetet me të cilat krimi vazhdon te marrë jetën e shqiptarëve. 

TIRANE- PS akuzon qeverine per mungesen e rendit publik dhe sigurise ne vend. Kryetari i komisionit te ligjeve të administratës publike dhe sigurisë në asamblenë kombëtare të PS, Ylli Manjani,  është shprehur se shteti ka humbur kontrollin e veprimtarise kriminale në territor, ndërsa hakmarrja primitive dhe vetëgjyqesia janë sot mjetet me të cilat krimi vazhdon te marrë jetën e shqiptarëve.
“Përqendrimi i veprimtarisë anti krim në drejtoritë rajonale të policisë ka bërë që komisariatet e policisë sot janë shndërruar thjesht në kazerma të punësimit të militanteve dhe jo në agjensi shtetërore që kapin elementet kriminal”- ka thënë Manjani.
Ndër të tjera, Selia rozë ka akuzuar qeverinë e Berishës si të paaftë për ti shërbyer interesave legjitime të Shqipatrëve për rend dhe siguri, duke thënë se parandalimi i krimit për qeverinë është një luks i madh.
Viti 2009, sipas Manjanit ka nisur me nje seri vrasjesh, ekzekutimesh, vjedhje banesash, madje janë shfaqur dhe maskat, ndërkohë qeveria nuk ka bërë të mundur as kapjen e autorëve .
Partia Socialiste e Shqipërisëka shprehur shqetësim për situatën e sigurisë në vend , duke e konsideruar si shumë të rënduar. “
Ne mirëkuptojmë të gjithë shqetësimet e shqiptarëve, të cilët nuk mbrohet dot nga ky shtet i përfshirë vetë në krim. Është jetike për të gjithë ne që në këto 5 muaj që i kanë mbetur kësaj qeverie, institucionet e ruajtje së rendit dhe ata të ndjekjes penale të marrin në dorë fatin e sigurisë në vend”- ka deklaruar Manjani.

(e.n/  News24/ Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›