E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, 55- vjecari vetvaret në qelinë e paraburgimit

Bashkim Mucka është vetëvarur në qeli duke përdorur një carcaf.Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korcës , në burgun e Drenovës.55- vjecari ishte i akuzuar për vrasjen e kambistit Beqir Basha në tetor të vitit të kaluar. 

KORCE- Vetëvaret në qelinë e paraburgimit i akuzuari për vrasjen e kombistit në tetor të vitit të kaluar. Sipas burimeve të policisë, Bashkim Mucka është vetëvarur në qeli duke përdorur një carcaf. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korcës , në burgun e Drenovës disa orë më parë. Policia ka bërë të ditur se Mucka ndodhej prej disa muajsh në qelitë e paraburgimit në Drenovë , në pritje për të dalë përpara gjykatës nën akuzën e vrasjes së kambistit Beqir Basha. Dyshohet se 55 vjecari i ka dhënë fund jetës në kushtet e depresionit brenda qelisë së burgut.

(e.n / News24/ Balkanweb )



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›