E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, probleme pas reshjeve. Asnjë masë për rrugët

Reshjet e dendura të borës të rëna edhe pse kanë pushuar pasojat e lëna pas duket se ndjehen ndjeshëm në rrethin e Pukës. Ku nuk është marrë asnjë masë për gjendjen e rrugëve dhe ato mbeten të mbuluara nga akulli e ngrica ç’ka e vështirësojnë lëvizjen. 

PUKE- Edhe pse reshjet e borës kanë pushuar prej ditësh, në veri të vendit vazhdojnë vështirësitë. Problem shqetësues për banorët mbeten rrugët me akull nëpër qytet, shtresat e trasha të akullit që janë ngjeshur mbi rrugët e qytetit të Pukës janë kthyer në një rrezik të vërtet për qytetarët, ndërsa askush nuk po merr masa për përmirësimin e kësaj gjendjeje derivat i reshjeve të rëna. Mbi to nuk është hedhur asnjë sasi kripe dhe skorje, e si pasojë gjendja vetëm sa po rëndohet çdo ditë e më tepër pasi temperaturat disa gradë nën zero stimulojnë ngricat që janë kthyer në vështirësi serioze për qytetarët. E njëjta ankesë vjen dhe nga drejtuesit e automjeteve të cilët e kanë të vështirë qarkullimin jo me pak probleme në rrugët e qytetit. Gati e njëjta situatë problematike paraqitet dhe në qytetin e Fushe-Arrëzit rezultat i indiferencës së treguar nga pushteti vendor. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›