Rimbursimi i TVSH, Eksportuesit: Jemi në vështirësi
Eksportuesit e kërkojnë qeverisë që t’iu rimbursojë në kohë tatimin mbi Vlerën e Shtuar, pasi ndodhen në vështirësi financiare, për shkak edhe të krizës ekonomike globale. Këto biznese kanë mungesë likuiditetesh dhe janë më të ekspozuarat nga kriza.
TIRANE- Ndërsa efektet e krizës ekonomike globale kanë filluar të ndihen edhe në vendin tonë, eksportuesit i kërkojnë qeverisë që të rimbursojë në kohë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si e vetmja mënyrë që këto biznese, si më të ekspozuarat ndaj krizës të mos dëmtohen. Eksportuesit deklarojnë se ndodhen në vështirësi financiare, pasi nuk janë rimbursuar nga tatimet. Në këtë periudhë krize botërore, ata nuk kanë likuiditet për të punuar dhe për të respektuar kontratat me partnerët e huaj.
Burime zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve deklarojnë se “gjatë vitit që lamë pas, janë rimbursuar rreth 2.4 miliardë lekë TVSH-së”. por sipas tyre, shumë kërkesa të tjera janë duke u verifikuar, veçanërisht për TVSH-në e viteve të mëparshme. Eksportuesit deklarojnë se ka bizneset që kanë mbi katër vite që nuk rimbursohen për TVSH-në dhe që shteti u ka borxhe që llogariten në qindra mijëra euro. (a.r/news24/balkanweb)