E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria perdor femijet ne fushate

Partia Socialiste ka kritikuar ashper qeverine Berisha per perdorimin e nxenesve te shkollave ne fushatat elektorale.

Ne nje prononcim per mediat, sekretarja per arsimin, Ledi Shamku ka deklaruar se kryeministri i ka kthyer shkollat ne kazerma rekrutimi.

“Ne kete bashki s’behet mesim me urdher vetem sepse Berisha vjen te peruroje nje rruge rurale. Pavaresisht apeleve te shumta, qeveria i ka kthyer shkollat ne kazerma rekrutimi”, ka pohuar Shamku.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›