Përfshihet nga flakët banesa, rrezikohet elektricisti
Flakët që kanë përfshirë apartamentin e një shtetasi në qytetin e Shkodrës kanë rrezikuar jetën e një elektricisti i cili po kryente punime në këtë banesë. Sipas burimeve paraprake mendohet se shkak i flakëve ka qenë pakujdesia e elektricistit.
SHKODËR- Një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës, për pasojë është rrezikuar jeta e një elektricisti i cili po kryente punime në këtë banesë. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në një apartament në lagjen Xhabije në Shkodër. Mësohet se elektricisti ishte duke kryer instalimet e rrjetit të brendshëm elektrik të kësaj banese. Flakët që kanë përfshirë apartamentin në pronësi të shtetasit Bardhok Dodo, kanë shkaktuar panik tek fshinjët, por falë ndërhyrjes të forcave zjarrfikëse të qytetit situata është normalizuar. Ndërkohë elektricisti, identiteti i të cilit ende nuk dihet mësohet se si pasojë e këtij incidenti ka marrë plagë të lehta.
Grupi hetimor i policisë dhe i zjarrfikësve po punojnë për gjetjen e shkakut të këtij zjarri, që nga burimet paraprake mendohet të jetë pasojë e pakujdesisë së punonjësit që kryente instalimet brenda banesës. (a.r/balkanweb)