E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk është me PD, i mohohet rinovimi i kontratës

Për të rinovuar një kontratë qiraje me institucionet shtetërore duhet të jesh aktivist i Partisë Demokratike. Kjo gjë i është kërkuar Luljeta Likës, e cila nga viti 2001 ka marrë me qira lokalin pranë Parkut të mjeteve të transportit të policisë së shtetit. 

TIRANE- Prej 31 vitesh ka punuar pranë parkut të automjeteve të transportit të Policisë së Shtetit dhe tani rrezikon të hidhet në rrugë, pasi nuk është me Partinë Demokratike. Kjo është me pakë fjalë historia e Luljeta Likës, e cila na priti me thikë në dorë kur shkuam për të dëgjuar problemin e saj, por thika nuk ishte e drejtuar ndaj nesh. “Qëndroj me thikë në dorë pasi vetëm me gjak mund të lëviz prej këtu”- u shpreh Luljeta.
Luljeta iu shërben punëtorëve të parkut që prej vitit 2001 dhe gjithmonë që ndërrohen drejtorët ajo has probleme me rinovimin e kontratës. Sipas saj Drejtori aktual i Qendrës së Shërbimit dhe Administrimit të mjeteve të Transportit të policisë së shtetit pasi e ka thirrur në zyrë e ka pyetur nëse aktivizohej apo jo me Partinë Demokratike.
“Kur u futa në zyrën e drejtorit më tha nëse ishim të aktivizuar me Partinë Demokratike, unë nuk mund të detyroj fëmijët e mi të shkojnë te PD-ja. Më tha dukesh se sa je me PD-në ndaj ec se do tia jap një tjetri, i kam bërë letrat për tjetër njeri”- tha Luljeta në fjalën e saj.
Ajo është e vendosur me qëndrimin e saj për të mos braktisur aktivitetin që fiton bukën e gojës, për shkak të preferencave të drejtorit dhe deklaroi se nëse nuk do të zgjidhet problemi sipas ligjeve do të ketë vetëgjyqësi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›