Vlora çel sezonin turistik, mungon Ministria e Turizmit
Qyteti bregdetarë i Vlorës ka festuar sot ditën e çeljes zyrtare të sezonit turistik për 2009. Në kuadër të çeljes së sezonit ka pasur një sërë aktivitetesh. Por ajo çka është vënë re në këtë ditë ka qenë mungesa e përfaqësuesve të ministrisë së Turizmit.
VLORË- Vlora ka festuar sot ditën e çeljes zyrtare të sezonit turistik për vitin 2009. Në kuadër të aktiviteteve për çeljen e sezonit, që tradicionalisht kryhet të shtunën e dytë të muajit maj. Ceremonia e çeljes ka startuar me zhvillimin e një spektakli cirku në rrugë në sheshin e “Skelës”, të këtij qyteti ku dhe janë mbledhur qindra qytetarë.
Më tej paraditen e sotme janë zhvilluar ceremonitë zyrtare të çeljes së sezonit, që kanë nisur me ngritjen e një zyre të informacionit për turistët, e cila ndodhet në sheshin e “Flamurit”, ku ka qenë i pranishëm dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.
Por ceremonia nuk është ndalur këtu, ajo është përqëndruar në zonën e plazhit, ku kanë marrë pjesë edhe autoritete të tjera vendore, deputetë, si dhe konsulli i Italisë në Vlorë Sergio Strozzi. Ceremonitë do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së sotme me fest-folk, ku grupe folklorike nga Mali i Zi, Shqipëria, Italia, Kosova do të përformojnë gjatë gjithë ditës në skena të ndryshme të improvizuara në qytet. Pjesë e ceremonive të sezonit kanë qenë dhe fluturimet. Axhenda e ditëve të çeljes së sezonit përmbledh një sërë aktivitetesh kulturore, sportive e argëtuese. Ndërkohë ajo çka është vënë re gjatë kësaj ceremonie ka qenë mungesa e përfaqësuesve të autoritete të Ministrisë së Turizmit për të hapur tiparin e këtij sezoni në qytetin bregdetarë të Vlorës. (a.r/news24/balkanweb)