E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria po fsheh krizën ekonomike

Deputetja e Partisë Socialiste Ermelinda Meksi në një konferencë për shtyp është shprehur se qeveria po fsheh krizën ekonomike. Sipas saj qeveria po siguron shqiptarët se falë rritjes ekonomike dyshifrore jeta e tyre është parajsë, ndërsa mjerimi ka kapur familjet dhe rënia e vlerës së Lekut po e thellon më tej këtë mjerim. Realiteti tregon se Shqipëria dhe shqiptarët ndodhen përpara një situate të vështirë ekonomike me pasoja akoma të paparashikueshme edhe nga më optimisti i qeverisë së Sali Berishës u shpreh Meksi. Qeveria duhet pa humbur kohë të mos u fshehë realitetin ekonomik shqiptarëve, apo t'u mohojë atyre informacionin e nevojshëm për të njohur të vërtetën, në një kohë kur në vendet e përparuara qeveritë japin informacion mujor mbi treguesit e ekonomisë e veçanërisht mbi punësimin në mënyrë që të garantojë se nuk do t'u bëjë më shumë dëm duke humbur me tej vendet e punës apo të ardhurat e tyre në këto pak ditë që i kanë mbetur kësaj qeverie theksoi Meksi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›