E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja ekonomike, Shqipëria vendi i parë në Evropë në 2009



Shqipëria është vendi me rritjen ekonomike më të madhe në Evropë për vitin 2009. Kështu është vlerësuar ekonomia shqiptare në një parashikim bërë nga Instituti “Global Insight”. Lajmi është botuar në një gazetë të rëndësishme holandeze, e cila i referohet parashikimit të bërë nga Instituti “Global Insight”. Ndër të tjera, në shkrimin e botuar në gazetën holandeze thuhet se pas disa vitesh heshtjeje, papritur dëgjon diçka shumë të rëndësishme nga ky vend. Në këtë vend duket sikur po ndodh në fakt ajo që duhet të ndodhte edhe në pjesën tjetër të Evropës dhe të globit: rritje ekonomike e shëndoshë. Nuk bëhet fjalë për vitin 2008, por për vitin 2009, vit i cili është cilësuar si një vit vendimtar në ekonominë botërore. Bëhet fjalë për vitin 2009, vit të cilin Kryeministri britanik, Gordon Brown, “gabimisht” e interpretoi si një vit depresioni.

Gazeta vlerëson se ekonomia shqiptare është e para në Evropë për sa i përket rritjes ekonomike dhe për vitin 2009 parashikohet një rritje prej 5.4%. Këtë parashikim e ka dhënë Instituti “Global Insight”, një institut prestigjioz me një përvojë më shumë se 40-vjeçare në fushën e kërkimeve analitike të ekonomive të më shumë se 200 vendeve në botë (http://www.globalinsight.com). Ndër të tjera, në shkrimin në fjalë thuhet se kjo është një arritje impresionuese, me të cilën Shqipëria renditet shumë lart edhe në rang botëror: vetëm 10 vende kanë një rritje më të lartë me Tukmenistanin në krye (+10.9%). Një arritje e tillë është në majat e nivelit botëror, duke pasur parasysh faktin se

vetëm 10 vende të tjera kanë një rritje ekonomike më të madhe se Shqipëria për vitin 2009. Tukmekistani zë vendin e parë me 10.9%. Raporti i “Global Insight” është në vazhdimësi me raportet e mëparshme të dhëna nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shqipëria është nxënësi më i mirë i klasës në Evropë për vitin 2009.

Dhe natyrshëm shtrohet pyetja: Si ka mundësi? Që kur Shqipëria u nda nga komunizmi në vitin 1991, ekonomia e tregut e kombinuar me reforma, inflacion të ulët dhe stabilitet politik ka bërë mrekullira në Shqipëri. Në vitin 1997 u duk sikur gjërat do merrnin për keq, kur shpërthyen trazirat në gjithë vendet me dështimin e skemave piramidale, ku humbën lekët shumë shqiptarë. Banka Botërore në raportin e saj shkruan për nivelin e

kredi-dhënieve dhe kredi-marrjeve në Shqipëri. Megjithëse ky nivel është rritur në vitet e fundit, përsëri niveli i kredive është më i ulët se vendet e tjera të Evropës Juglindore. Pikërisht ky faktor shihet nga “Global Insight” si një aspekt tjetër, i cili ka ndikuar në ecurinë normale të ekonomisë shqiptare edhe në një vit krize, si viti 2009. Si pasojë e kësaj praktike, bankat të cilat operojnë në Shqipëri nuk janë ndikuar nga kriza në sektorin bankar, si edhe nga rritja e dollarit. Shkrimi i gazetës holandeze thotë se paksa e bezdisshme është fakti që në Shqipëri importet janë shumë të larta se eksportet, një problem ky që pjesërisht kompensohet me faktin se një pjesë e madhe e GDP-së së Shqipërisë fitohet nga shqiptarët që punojnë jashtë (Greqi, Itali). Ndërkohë që lufta kundër ekonomisë informale mbetet një drejtim kryesor i punës së qeverisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›