Olldashi:Së shpejti lista e të pastrehëve

Gjatë një konference për shtyp ministri i Transporteve dhe Punëve Publike Sokol Olldashi ka thënë se institucioni që ai përfaqëson ka nisur në mënyrë të menjëhershme punën për bërjen e listave në mënyrë që të zgjidhet urgjentisht çështja e të pastrehëve. Sipas ministrit Olldashi do të mbulohen interesat e kredive për 6000 mijë aparatmente ku do të përfitojnë 3257 mijë familje që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve dhe pjesa që mbetet do të jenë një grup i madh familjesh të listuara pranë bashkive si të pastrehë.Më tej ministri Olldashi ka sqaruar se akuzat e bëra nga deputetit i opozitës Erjon Braçe nuk janë të vërteta pasi kostoja për mbulimin e interesave të kredive për këto aparatmente është e përballueshme. Ministri Sokol Olldashi e ka cilësuar këtë projekt si një zgjidhje të madhe të problemit të strehimit dhe shifrën e mbulimit të kredive, si një shumë rekord të dhënë në këtë fushë.