E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria po grabit pronat

Nënkryetari i Partise Socialiste, Erjon Braçe ka vijuar edhe sot me akuzat kundër kryeministrit Sali Berisha duke theksuar se vlerësimet e fundit për Lirinë Ekonomike në vend konfirmojnë edhe një herë binomin shkatërrues për vendin. Gjatë një deklarate për shtyp, Braçe tha se pronat janë përdorur për korrupsion duke punësuar pushtetarë të çdo lloji, qëndror apo lokal. Braçe akuzoi qeverinë pasi sipas tij deklarimet e pronave që kanë bërë janë krejt qesharake."Po t'u hedhësh një sy deklarimeve të pasurive të pushtetareve tanë, të gjitha të blera me çmime qesharake, prona në siperfaqe të konsiderueshme duke nisur nga familja e kryeministrit dhe me poshtë, deklaroi ai."Po ndodh një grabitje kombëtare në Vlorë, Elbasan dhe Lushnjë. Vetëm në një hapësirë toke prej 100 hektarësh, përfitues janë pushtetarë, familjarë dhe këshilltarë të njerëzve në pushtet", u shpreh Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›