E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosjet, LSI kunder ligjit

Tirane - Ligji i lustracionit eshte goditja me e fundit qe kjo mazhorance i ben ligjishmerise ne vend.keshtu eshte shprehur Kryetari i KDK-se se Levizjes Socialiste per Integrim, Edmond Haxhinasto. Permes nje deklarate per shtyp ai theksoi se "kunder ketij ligji tashme jane shprehur partneret tane nderkombetare, Freedom House dhe vete Keshilli i Evropes i cili eshte gardiani i standarteve demokratike ne kontinentin tone dhe me gjere”.

Nuk ka asnje dyshim se ligji per dosjet nuk eshte bere per t'u zbatuar. Jo me kot Bashkimi Evropian, nder kritikat me serioze per Shqiperine, ka cilesine e dobet te ligjeve dhe mos-zbatueshmerine e tij, vijoi ai.

Ky ligj eshte bere vetem per t'u perdorur ne menyre selektive nga mazhoranca e sotme si nje mjet presioni per t e frikesuar e intimiduar prokurore e gjykates te cilet po hetojne aferat korruptive te kesaj qeverie.

Ligji ka kompromentuar qellimin e tij kryesor, qellim qe LSI e ka mbeshtetur, qe konsiston ne masat per te ç'instaluar trashegimine e sistemit te meparshem totalitar. Ky objektiv nuk arrihet duke vepruar me mentalitetin totalitarist:
tre jane shkeljet kryesore qe Haxhinasto parashikon ne deklaraten e tij. Keshtu, kushtetutshmeria vendoset me shkelje te kushtetutes; ilegjitimiteti mund te pastrohet me nje iligjitimitet te ri dhe padrejtesia e vjeter zgjidhet me nje padrejtesi te re.

Ai i beri apel kryeminsitrit Berisha te ndaloje menjehere tendencat ne rritje per cenimin e lirive e te drejtave te shqiptareve dhe te mos rendoje me tej barren ekonomike mbi ta nepermjet keqmenaxhimit qe po i ben buxhetit te shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›