E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga Rumania në Shqipëri, kapen 5 persona duke treguar bizhuteri floriri false

Tiranë, 17 Janar, 13:02, NOA - Një bandë rumunësh që merrej me shitjen e bizhuterive false ka rënë në duart e policisë së Kavajës. Grupi i rumunëve, i arrestuar nga Forcat e Antikrimit Ekonomik të Policisë së Tiranës, merrej me shitjen floririt falso në disa qytete të Shqipërisë.

Policia e kryeqytetit, bëri të ditur për agjencinë NOA se, në pranga kanë rënë, Ion Miklesku, 31 vjeç, Nemes Miklesku, 35 vjeç, Droges Miklesku 26 vjeç, Jonel Gunici 23 vjeç, Fondort Tiunuklesku, 42 vjeç, të cilët u kapën gjatë natës në qytetin e Kavajas.

Në momentin e arrestimit rumunëve u janë sekuestruar 200 unaza false, 70 varëse, një kartë bankomati e klonuar dhe karta krediti false.

Nga të dhënat e para hetimore banda e rumunëve kishte disa javë që operonte në disa qytete të Shqipërisë.

Mësohet se banda kishte hedhur në treg bizhu false duke i shitur për flori në qytetet të ndryshme, si Vlorë, Fier dhe Berat.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›