LSI: Ligji i dosjeve,i pazbatueshëm

LSI ka reaguar për hyrjen në fuqi të ligjit të dosjeve duke e konsideruar atë si goditjen e fundit të mazhorancës ndaj ligjishmërisë në vend. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar,Edmond Haxhinasto ka dekalruar se qeveria nuk ka pranuar as fjalën e ndërkombatëreve që janë shprehur kundër këtij ligji. "Kundër këtij ligji tashmë janë shprehur partnerët tanë ndërkombetarë, Freedom House dhe vetë Këshilli i Evropës i cili është gardiani i standarteve demokratike në kontinentin tonë dhe më gjerë", u shpreh ai. Sipas Haxhinastos ligji për dosjet nuk është bërë për t'u zbatuar. "Jo me kot Bashkimi Evropian, ndër kritikat më serioze për Shqipërinë, ka cilësinë e dobët të ligjeve dhe mos-zbatueshmërinë e tij",shtoi ai.Haxhinasto theksoi se "Ligji ka kompromentuar qëllimin e tij kryesor, qëllim që LSI-ja e ka mbështetur, që konsiston në masat për të ç'instaluar trashëgimine e sistemit të mëparshem totalitar. Ky objektiv nuk arrihet duke vepruar me mentalitetin totalitarist".