E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria po zhyt pensionistët në varfëri

Pensionet kanë pësuar rritje, por kjo rritje nuk i mbulon shpenzimet e tyre as për faturën e energjisë elektrike as për faturën e ujit. Kështu ka deklaruar deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp.
Ndër të tjera nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë pohon se qeveria po i zhyt qytetarët dhe më së shumti pensionistët në varfëri pasi rritja e pensioneve nuk mbulon as një shpenzim të tyre, madje sipas saj ata duhet të reduktojne edhe vaktet e ushqimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›